GJERGJ ELEZ ALIA Novelë Grafike
137
post-template-default,single,single-post,postid-137,single-format-standard,theme-bridge,bridge-core-1.0.6,woocommerce-no-js,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,transparent_content,columns-4,qode-theme-ver-18.2,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.0.5,vc_responsive
Novele grafike

GJERGJ ELEZ ALIA Novelë Grafike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  P Ë R S H K R IM I S H K U R T Ë R I P R O J E K T I T

Ky punim pati si qëllim të pasqyrojë nevojën e publikut shqiptar të kudogjendur mbi vlerat edukative dhe kulturore të zhanrit të novelave grafike. Nisur nga vurbolla e shpejtë dixhitalizuese që po kaplon çdo rrafsh të jetës sonë, e duke parë ecurinë kulturore të shteteve të tjera në lidhje me të gjitha artet dhe me rëndësinë që i kushtohet atyre edhe në kohë pandemie, lind nevoja e domosdoshme që edhe në Shqipëri të bëhet e njëjta gjë.

Kjo nevojë nuk lindi si pasojë e një imitimi, por si nevojë e artistit për t’u shprehur e për t’u dëgjuar.

Arti është i domosdoshëm për njeriun.

Nëpërmjet tij, njeriu i mundur nga rëndesa e përditshmërisë, nga puna e gjatë dhe e lodhshme, e gjen artin, edhe kur është pjesëmarrës aktiv, edhe kur është pasiv, si një shpëtim nga jeta e tij e zakonshme.

Ideja e Gjergj Elez Alisë në formën e një novele grafike mendojmë se do sjellë vërtet risi dhe do të përkrahet në mënyrë të shpejtë. Ashtu si në të gjithë botën dhe në vendin tonë ky lloj formati ka filluar të kërkohet dhe të pëlqehet nga të rinjtë, por duke mos pasur mundësi për në gjuhën shqipe, pasi mungojnë prodhime të tilla për ta, fëmijët detyrohen t’i lexojnë në gjuhë të ndryshme. Fëmija i etur për dije dhe zbavitje, e gjen zëvendësuesin, por me çmim të lartë për kulturën dhe identitetin tonë. Ai ka një informacion të pakët për eposin tonë, për ngjarjet dhe personazhet që e mbushin plot bukuri atë. Ai mund të thotë me plot gojë historinë e Spiderman-it, por pak mund të thotë për Gjergj Elez Alinë. Investimi në tranformimin artistik të eposit tonë do na shërbente si në terma afatshkurër: artistë të ndryshëm do të punësoheshin, si në terma afatgjatë: në rininë shqiptare do të formësohej një dashuri dhe indentitet kombëtar.

 

IMPAKTI DHE REZULTATET KARAKTERISTIKA

Historikisht për ballkansit dhe sidomos për shqiptarët është thënë se janë popull i fortë, gjaknxehtë dhe i besës. Njëkohësisht, jemi shumë mikpritës dhe të dashur. Të gjitha këto tipare tipike shqiptare dalin në pah në të gjithë këngën e Gjergj Elez Alisë. Ndjenja e detyrës, dashuria motër-vëlla, besa e dhënë, rëndësia e vatrës familjare janë rrafshe tematike që preken në këtë këngë. Nëse brezat e ardhshëm do njihen me figurën e Gjergj Elez Alisë, duke e sjellë në forma të ndryshme artistike, një ndër to dhe novela grafike, do të rritej dashuria dhe respekti për traditën dhe kulturën shqiptare, i ngritur në baza dhe themele të forta.
INOVACION

Marvel-i sot është një nga kompanitë më të mëdhaja në botë për prodhimin e filmave me heronj. Cilët janë ata fëmijë që nuk i duan heronjtë, që nuk
ëndërrojnë për ta dhe të frymëzohen nga ta?!
Dëshira për t’u kthyer në rrënjët tona e për të sjellë një hero me tipare tërësisht shqiptare, tashmë vjen si nevojë e brendshme për t’u shprehur nëpërmjet qenësisë sonë. Një hero shqiptar si Gjergj Elez Alia, i cili flet  shqip!

No Comments

Post A Comment