Shfaqja ”Princesha mbi bizele”
177
post-template-default,single,single-post,postid-177,single-format-standard,theme-bridge,bridge-core-1.0.6,woocommerce-no-js,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,transparent_content,columns-4,qode-theme-ver-18.2,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.0.5,vc_responsive

Shfaqja ”Princesha mbi bizele”

P R O J E K T

Teatër Kukullash për fëmjë.

Autor
Hans Kristian Andersen.

“Kjo shfaqje me kukulla ’ju dedikua fëmijëve në nevojë, jetim, të spektrit autik dhe fëmijëve në nevojë në Qendrat Sociale.
Ata kanë shumë nevojë për ne për të qënë sa më pranë tyre, për ti argëtuar dhe edukuar përmes artit. Ne u munduam ti jepnim fëmijëve momente magjike, një përmbledhje e përrallës «Princesha dhe bizele» që do ti ndihmojë të mbajnë mend një nga veprat e tij më të bukura.

Kjo shfaqje do të realizohet në qendrat sociale;

1. Qendra Komunitare Shkozë
2. Qendra Sociale “Të qëndrojmë sebashku” (Kombinat)
3. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”
4. Qendra Sociale Multidisiplinare
5. Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”

Qellimi projektit…ishte…
Të sillnim pranë fëmijëve një shfaqje të bukur me kukulla, cilësore e argëtuese. Ti edukojmë fëmijët nëpërmjet artit dhe ti mësojmë ata. Shfaqjet teatrale përmes tregimeve na vëzhgojnë dhe na tregojnë, duke na ofruar mundësinë për t’u përqendruar dhe edhe për të ndryshuar pikëpamjet tona, për të zbuluar shtigjet e pazakonta dhe të papritura të mendimit dhe të reflektimit. Tregimet përmes teatrit na terheqin në mënyrë që ne të mund ta identifikojmë veten, ta eksperimentojmë atë, duke bërë një udhëtim në një vend imagjinar ku gjejmë dhe rikrijimin e vetes sonë.
Aventura letrare mund të kontribuojë në ndryshimin që ne me gjasë po kërkojmë, ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme, sepse ajo ndriçon vijën e horizontit përtej së cilës dëshirojmë të shtyhemi. Pasi të lexosh, të tregosh, të shkruash, të dëgjosh një tregim e natyrisht edhe ta përktheshë në një shfaqje me kukulla atë, mbetet gjithmonë një sipërmarrje aventureske e sjell një zhvendosje vendimtare drejt horizonteve të reja përfytyruese.
Qëllim tjetër është që nëpërmjet shfaqjeve me teatër kukullash, tu vime në ndihmë fëmijëve të varfër e jetimë që nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë libra me përralla, që ti njohin ato, dhe tu tërheqim vëmendjen që të argëtohen, pasi mund të kenë kohë që nuk buzëqeshin e nuk marrin pjesë në një aktivitet artistik edukativ.

Përshkrimi i përrallës

Princesha mbi Bizele është një përrallë nga Hans Kristian Andersen.
Në një vend jetonte një princ i ri i bukur, i cili me të vërtetë donte të gjente një princeshë të bukur. Ai po kërkonte kudo për një princeshë të vërtetë, por nuk mund ta gjente atë.
Ai u kthye në shtëpi dhe ishte shumë i trishtuar. Por pastaj një ditë shpërtheu një stuhi e tmerrshme dhe dikush trokiti në portën e kalasë. Ishte një princeshë, një princeshë shumë e lagur. Ajo u dërgua në kështjellë dhe mbretëresha vendosi të kontrollonte nëse ishte një princeshë e vërtetë apo jo. Për ta bërë këtë, mbretëresha vuri një bizele në shtrat, dhe njëzet dyshekë dhe njëzet shtretër pendë në krye. Pastaj princesha shkoi në shtrat. Në mëngjes ajo u pyet se si flinte dhe princesha filloi të ankohej se nuk mund të flinte gjithë natën sepse ishte shtrirë në diçka të fortë. Kështu që të gjithë e kuptuan se para tyre ishte një princeshë e vërtetë. Princi u martua me këtë princeshë, dhe bizelet janë mbajtur në muze që atëherë.
Çfarë mëson përralla «Princesha mbi bizele»
Kjo përrallë na mëson se, duke u mësuar me kushtet shumë të mira të jetesës, një person bëhet i përkëdhelur dhe nuk mund të flejë as në shtretërit e butë, sepse ato i duken të vështira për të. Kjo përrallë mëson se gjithçka në botë është relative.

Rishikimi i përrallës «Princesha mbi bizele»
Kjo përrallë, jo sepse ka një komplot të veçantë, por sepse është shkruar me humor. Në të, përshkruhet një test qesharak, i cili është krijuar për të përcaktuar princeshën e vërtetë, dhe pas kësaj përrallë, shumë ndoshta kontrolluan nëse ata ishin në gjendje të ndjenin një bizele nën një shtrat pendë ose jastëk.

Fjalë e urtë për përrallën «Princesha mbi bizele»
Nëse e shijoni vetë, do të na besoni edhe ne.
Nëse nuk e përjetoni, nuk do ta dini.

PERSHKRIMI I SHFAQJES
Shfaqja “Princesha mbi bizele” është konceptuar si një shfaqje e thjeshtë e lëvizëshme dhe praktike për tu dhënë edhe në ambientet jashtë. Ajo do të ketë ndricim bardh e zi dhe do të bazohet mbi lojen e aktorëve. Skenografia është bashkëkohore ku do të lëvizin kukullat. Kukullat do të jenë të tipit kukulla tavoline, ku aktori lëviz mbrapa tavolinës dhe duket nga spektatori. Kukullat do të jenë me krah dhe këmbë të lëvizëshme, gjithashtu edhe koka ju lëviz. Shfaqja do të jetë me shumë veprim skenik, me momente të bukura muzikore dhe këngë. Muzika do të jetë shumë e bukur, pasi ajo zë një vend të rëndësishëm në këtë shfaqje. Shfaqjet do të zhvillohen në ambientet jashte ose mbrenda, ne varësi të kohës, duke zbatuar me korrektesi distancen 3m larg fëmijëve dhe aktori do të jetë me maskë dhe doreza të zeza. Shfaqjet ishin falas.

Personazhet kukulla

1. Bizelja
2. Mbreteresha
3. Mbreti
4. Gaztori
5. Princesha Abigela
6. Princesha Filomena
7. Princi Harold

Periudha e realizimit
Keto shfaqje u realizuan në muajin Prill 2022. Shfaqjet u dhane kudo ku kishte fëmijë në nevojë, fëmijë jetim dhe qendra sociale. Shfaqja ishte falas dhe u interpretuan live dhe playback, sipas kushteve dhe protokolleve COVID19.

PERFITUESIT E PROJEKTIT

– Mendojmë që të parët që përfituan nga kjo shfaqje Teatër me Kukulla, ishte spektatori i vogël .
– Përfituan prindërit, mësuesit dhe asistentët e këtyre fëmijëve, që janë aq të përkushtuar për ti argëtuar dhe edukuar këta fëmijë pasi do të kenë mundësi të njihen me një përrallë fantastike që do të ketë shumë muzikë.
– Gjithashtu psikologët që punojnë në qendrat sociale për ti trajtuar fëmijët me tema të tilla kaq të rëndësishme në jetë.

 

SHOQATA KULTALB

No Comments

Post A Comment